adidas Football sapo ka prezantuar Predator 24, versionin më të ri të atletes ikonike të futbollit, duke shënuar fillimin e një epoke të re në siluetat e Predator-it për të festuar 3 dekada inovacion. Lançuar për herë të parë në 1994...
Këto atlete adidas kanë një dizajn klasik dhe të përjetshëm, i përshtatshëm në çdo rast. Kanë pjesën e sipërme rrjetë dhe 3 shiritat e lëmuar dhe një shollë gome për ecje të sigurtë edhe në rrugët e rrëshqitshme të qytetit.
Kjo atlete përçon një stil multidimensional. Komode dhe e gjithanshme, i ka rrënjët në kulturën e basketbollit. Ndërthurja e materialeve ka inspirim retro, ndërsa platforma e saj ngre stilin. Gamma Force po krijon trashëgimininë e vet: stil basketbolli që mund të vishet gjithë ditën, kudo që të shkosh.
Ky xhup me kapuç ka tre teknologjitë CELL për të të mbajtur të mbrojtur nga shiu, era dhe i ftohti. Gjatësia e tij ndihmon gjithashtu për të qëndruar ngrohtë ndërsa logot minimaliste i japin një prekje stil.
Inspiruar nga atletja orgjinale BB680 – e veshur gjatë lojës nga basketbollistët profesionalë, u rikrijua kjo atlete klasike me stil të përjetshëm dhe njëkohësisht minimalist dhe të pastër. Në këtë model, pjesa e sipërme prej lëkure kombinohet me shollën e brendshme Ortholite për komoditet dhe stabilitet të pakrahasueshëm gjatë gjithë ditës.