My Cart
Your cart is empty.
Product Code: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Total {{ order.final_cost }}
ADIDAS ULTRA 4DFWD: TEKNOLOGJI, DIZAJN UNIK DHE KO

ADIDAS ULTRA 4DFWD: TEKNOLOGJI, DIZAJN UNIK DHE KOMODITET

Adidas ka synuar gjithmonë të diferencohet nga konkurrentët me inovacione teknologjike unike si sholla revolucionare Boost, apo duke vënë në jetë një proces prodhimi miqësor ndaj mjedisit, duke mbajtur parasysh se burimet e lëndës së parë janë të shterueshme. Derisa mbërriti adidas ultra 4DFWD

adidas ultra 4DFWD kombinon performancën maksimale, orgjinalitetin dhe stilin unik.

Kjo atlete e ripërkufizon plotësisht konceptin për vrapin falë teknologjisë inovative të shollës 4D me printim 3D që e zvogëlon forcën e frenimit, ç’ka do të thotë që e kthen në impuls impaktin e këmbës në tokë duke e amortizuar atë për një tranzicion më të lehtë dhe rendiment të lartë. Qëllimi është përmirësimi maksimal i efiçensës në vrap dhe një ekperiencë vrapi unike.

Për të krijuar shollën e mesme me këtë strukturë orgjinale, e para shollë në botë 3D, është përdorur teknologjia 3D Digital Light Synthesis™ në bashkëpunim me ndërmarrjen amerikane Carbon 3D.

Kjo strukturë unike jo vetëm garanton performancë dhe rezistencë por synon që forcat vertikale të impaktit t’i kthejë në energji horizontale që na shtyn para në çdo hap. Kjo i ka dhënë dhe emrin atletes adidas ultra 4DFWD ku siglat “FWD” janë shkurtim i fjalës angleze “forward” që do të thotë “përpara”.

Kjo shollë i përshtatet gjithashtu modeleve specifike të lëvizjes.

Por jo vetëm sholla ia vlen të përmendet në këtë atlete të veçantë. Ka pjesën e sipërme Primeknit + të atletes ikonike ULTRABOOST që është e mirëajorsshme dhe ofron një përshtatje perfekte për të garantuar reagimin dhe impulsin e siguruar nga sholla 4D. Materiali Primeknit është aq elastik, i mirëputhitshëm dhe i lehtë sa të duket sikur vrapon thjesht me çorape.

Pjesa e thembrës së kësaj atleteje është më e lartë duke e mbështetur dhe mbrojtur thembrën në çdo moment.

Dhe për t’i dhënë prekjen përfundimtare të përsosur, sholla e jashtme Continental™ garanton kapje të shkëlqyer në sipërfaqe të thata dhe të lagura.

Atletlja adidas ultra 4DFWD nuk është krijuar vetëm për të apasionuarit pas vrapit por dhe për të apasionuarit pas teknologjive më inovatore, dizajneve unike e të papërsëritshme, që nuk kufizohen thjesht tek komoditeti dhe performanca por nëpërmjet stilit të tyre duan të shprehin vetveten e të vënë në pah një individualitet të pazakontë.

Edhe në këtë pikë, adidas nuk zhgënjen aspak. Kjo atlete me siluetën e saj dhe shollën unike në llojin e vet, mund të stilohet me një outfit casual, perfekt për mjediset ubane, duke mos u kufizuar thjesht tek përdorimi i saj për vrap por duke u kthyer në protagonisten e çdo outfit-i e duke e bërë këtë të fundit vështirësisht të imitueshëm.

Ne mezi presim t’i bëjmë tonat. Po ju ?

New List
Add list
Cancel