My Cart
Your cart is empty.
Product Code: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Total {{ order.final_cost }}
MAGJEPSU NGA DIZAJNI UNIK I ADIDAS UCL PRO BALL IN

MAGJEPSU NGA DIZAJNI UNIK I ADIDAS UCL PRO BALL INSTANBUL, TOPI ZYRTAR I UEFA CHAMPIONS LEAGUE !

Më në fund, në 2023 yjet do radhiten në Stamboll.

Adidas ka zbuluar topin që do përdoret gjatë gjithë fazës eleminatore të Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2022/23, finalja e së cilës do zhvillohet të dielën, më 10 qershor. Ka prezantuar topin UCL Pro Ball Istanbul, që nderon kulturën dhe historinë futbollistike të qytetit të njohur turk, që do mirëpresë finalen e kompeticionit më të madh të klubeve të futbollit në botë.

Duke u inspiruar nga ngjyrat e topit të përdorur në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s të 2004/2005 në Stamboll, ky top adidas ka një stampim që spikat për të festuar vendndodhjen unike të këtij qyteti dhe lidhjen e tij të paharruar me garën më të madhe të klubeve të futbollit në botë. Dizjani me sfondin blu mbretëror dhe ikonat e arit dhe të argjendit nderojnë një nga rikthimet më emocionuese që ka parë ndonjëherë kompeticioni.

Detajet e arta përfaqësojnë historinë dhe kulturën e qytetit, ndërsa elementët e argjendtë imitojnë siluetën e trofeut te lakmuar të Ligës së Kampionëve.

Yjet e bardhë ikonikë janë krijuar secili në shëmbëlltyrën e urave që lidhin Evropën dhe Azinë, ndërsa hijet blu dhe portokalli jashtë yjeve përfaqësojnë të dy kontinentet.

Përveç dizajnit mbresëlënës, topi ka teknologjinë më të avancuar të adidas lidhur me performancën, si pjesën e jashtme me teksturën inovative PRISMA që u ofron lojtarëve më të mirë të Evropës një precizion edhe më të madh gjatë manovrimit të topit. Shtresa që mbulon sipërfaqen, e pranishme në gjithë topat zyrtarë të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, garanton kapje shumë të mirë dhe kontroll maksimal të topit, ndërsa struktura pa tegela, me lidhje termike siguron performancë absolute.

Që prej vitit 2001, adidas ka ekskluzivitetin e krijimit të topave zyrtarë të Ligës së Kampionëve të UEFA-s Champions League, një partneritet ky tejet i suksesshëm si në kompeticionet për femra, ashtu edhe për meshkuj.

New List
Add list
Cancel