My Cart
Your cart is empty.
Product Code: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Total {{ order.final_cost }}
KËSHILLA PËR TË VRAPUAR NË NJË MARATONË

KËSHILLA PËR TË VRAPUAR NË NJË MARATONË

Pak ditë na ndajnë nga 23 tetori, dita e Maratonës të Tiranës për këtë vit 2022. Ky eveniment ndërkombëtar rikthehet me edicionin e tij të 6-të dhe përbën pa dyshim një nga ditët e shënuara sportive për kryeqytetin. Vit pas viti ka tërhequr gjithmonë e më tepër pjesëmarrës ku bashkohen profesionistët me amatorët e vrapit, të ardhur nga të gjitha anët e botës e të bashkuar nga pasioni për këtë sport, shpirti i garës, dëshira për të tejkaluar vetveten, socializimi rreth një qëllimi të përbashkët dhe shumë arsye të tjera meqë, kur bëhet fjalë për sfida, motivimi është i papërshkrueshëm me fjalë.

Sidoqoftë, efekti “maratonë” shkon përtej një kujtimi të bukur. Të përgatitesh seriozisht për të sjell shumë më tepër përfitime që kanë zbatim në shumë fusha të jetës.

Të përgatitesh për një maratonë të bën më të disiplinuar, më të organizuar, rrit tolerancën ndaj stresit, të bën më kreativ - të mos harrojmë se sporti zhdërvjelldëson mendjen - si edhe krijon lidhje me njerëz me pasione të ngjashme dhe vetëdijësohesh që gjithçka mund të arrihet kur ekziston përkushtimi i duhur.

Sidoqoftë, për të marrë pjesë në një maratonë, përveç impenjimit fizik personal janë të rëndësishme edhe aspekte të tjera siç është outfiti i përshtatshëm në mënyrë që të përjetoni një eksperiencë plotësisht të kënaqshme larg të papriturave të pakëndshme. Atletet dhe veshja e duhur, përveç komoditetit të momentit që mund të ofrojnë, janë të lidhura ngushtë edhe me rendimentin, performancën dhe përmirësimin e këtyre të fundit.

ATLETET- Përbëjnë pjesën thelbësore të outfitit për vrap dhe jo të gjitha atletet janë të përshtatshme për të. Duhen zgjedhur e përdorur ato që janë veçanërisht të konceptuara për praktikimin e këtij sporti. Markat si adidas, energetics etj. janë duke hulumtuar vazhdimisht për të zhvilluar teknologjitë dhe materialet përbërëse më të mira deri më sot me qëllim shmangien e lëndimeve dhe rendimentin maksimal. Këto atlete ofrojnë një amortizim absolut dhe një kthim të paimagjinueshëm energjie që të jep ndjesinë sikur je duke fluturuar ndërsa vrapon. Midis modeleve që kombinojnë performancën dhe stilin, nuk mund të lemë pa përmendur, mitiket Ultraboost të adidas apo adistar.

 

Megjithëse atletet janë elementi thelbësor për të vrapuar, VESHJA e duhur nuk mund të anashkalohet.

Por çfarë cilësish duhet të ketë veshja e duhur për vrap? Me siguri e keni pyetur veten me mijëra herë për këtë.  

Premisa që nuk duhet harruar asnjëherë është që veshja për të vrapuar duhet të jetë krijuar me material sintetik dhe të jetë sa më e lehtë të jetë e mundur.

Përbërësi kryesor i pëlhurës sintetike është poliestra, e cila është komode dhe e lehtë, elemente kyçe për të vrapuar më mirë. Bluzat apo kanatieret për të vrapuar janë të krijuara me teknologjitë e reja që rregullojnë lagështinë dhe temperaturën e trupit për të përmirësuar rendimentin dhe favorizojnë ajrosjen e mirë në mënyrë që trupi të jetë i freskët dhe i thatë në çdo temperaturë. Shpesh herë kanë detaje fosforeshente për të qenë gjithmonë i dukshëm edhe në raste drite të pakët. Adidas që është gjithmonë paraprijëse e inovacionit në shumë nga modelet e veshjeve për vrap ka shtuar edhe panelet e rrjetës për një ajrosje edhe më të mirë.

Në kohë të ftohtë, është ideale të përdoren bluza me mëngë të gjata që i përshtaten lëvizjes së trupit dhe e ruajnë temperaturën, ndërsa në kohë të ngrohtë janë të preferueshme bluza të lirshme me sa më pak kontakt me lëkurën për të shmangur fërkimin me të.

PANTALLONAT APO STREÇET. Pavarësisht se veshja e preferuar e vrapuesve janë pantallonat e shkurtra, kur bën ftohtë është e rekomandueshme të vishen streçe të puthitura pas trupit, që e ruajnë ngrohtësinë dhe ofrojnë fleksibilitet maksimal. Njëlloj si bluzat, duhen të jenë krijuar me material të lehtë që lehtëson lëvizjen dhe nuk krijon fërkime.

Poliestra dhe spandeks –më i njohur si elastan– janë fibrat sintetike ideale, që në të shumtën e rasteve përbëjnë pantallonat dhe streçet për vrap. Për të qenë më tepër trendy akoma në ditët e sotme mund të gjenden pantallona pa tegela të dukshme për një liri më të madhe lëvizje; apo streçe me komprension për një efekt të një “lëkure të dytë”, apo pantallona me streçe (2 në 1). Të gjitha të krijuara me teknologji që rregullojnë temperaturën dhe garantojnë një ajrosje të mirë.  

Shpesh herë e anashkaluar, por gjithashtu shumë e rëndësishme është dhe veshja e brendshme, e cila nuk mund të jetë e njëjtë me atë të përditshmërisë. Në lidhje me këtë, meshkujt e kanë pak më të lehtë meqë shumë nga pantallonat e kanë të bashkëngjitur veshjen e brendshme.

Por për femrat është e rëndësishme që të veshin një bust sportiv që ofron mbështetje shumë mirë në pjesën e gjoksit me mbulim të mirë në pjesën e shpatullave. Moda e busteve sportive vitet e fundit është gjithmonë e më tepër tendencë dhe për këtë arsye shumë vrapuese i kanë kthyer në protagonistin e outfitit të tyre duke i veshur pa bluzë apo kanatiere. Shumë prej tyre janë krijuar me dizajne shumë stil, madje disa prej tyre kanë mbrojtje kundër rrezeve UVA.

Për motin e ftohtë s’mund të lemë pa përmendur dhe fëshet, të cilat janë shumë të lehta, lehtësisht të transportueshme dhe të palosshme dhe shumë prej tyre janë krijuar me teknologji që mbajnë larg shiun dhe erën, tepër e dobishme për ditet me shi.

Për të qenë një vrapues i vërtetë, në varësi të motit, qëllimit dhe itinerarit në vrap ofrohen një sërë aksesorësh si doreza, shalle termikë, çanta beli para gjithçka që ju ndihmon të qëndroni plotësisht të fokusuar dhe pa shpërqëndrime.

Dhe për ata më ambiciozët, që duan të përmirësojnë rekordet personale, të masin kohën apo të bëjnë stërvitje më specifike, orët sportive me GPS, si Apple Watch, Garmin dhe të tjera të ngjashme do ishin qershia mbi tortë për të qenë një vrapues i vërtetë.

New List
Add list
Cancel