My Cart
Your cart is empty.
Product Code: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Total {{ order.final_cost }}
KAJAK, SPORTI NË MODË ME SHUMË BENEFITE PËR SHËNDE

KAJAK, SPORTI NË MODË ME SHUMË BENEFITE PËR SHËNDETIN

Praktikimi i Kajak-ut ka gjithmonë e më tepër admirues dhe kjo nuk suprizon aspak sepse kombinon argëtimin duke rrëshqitur në detin e magjishëm me një sport shumë të shëndetshëm, i cili ka shumë benefite fizike dhe emocionale.

Të vraposh nëpër qytet apo të shkosh në palestër janë praktika sportive të shëndetshme, por nuk të nxjerrin nga rutina e ditës dhe nuk mund të quhen eksperienca të paharruara.

Kur vendosim të praktikojmë kajak, arrijmë pikërisht këtë: Ndërthurim bukur aktivitetin fizik dhe eksperienca shumë të këndshme, që me dëshirë do të donim t’i përsërisnim pa pushim.

Të ecësh nëpër det mbi një tabelë kajaku të lejon të ushtrohesh në një formë të relaksuar, të zhvillosh ekuilibrin dhe, në të njëjtën kohë të shijosh peisazhin.

Pa dyshim, bëhet fjalë për një sport argëtues, i cili të lejon ta shijosh detin, nën një këndvështrim paksa ndryshe dhe që është i përshtatshëm për një publik të gjerë meqë nuk është e nevojshme përgatitja fizike paraprake.

Sigurisht, ky është një avantazh më tepër për kuriozët të cilët nuk do të mendohen dy herë për ta provuar këtë aktivitet sportiv dhe brigjet tona mesdhetare janë skenari perfekt për t’u ngjitur në tabelën e kajakut pa hezitime.

Kajaku është një nga sportet më të kompletuara me benefite të shumta fizike meqë ndihmon në tonifikimin dhe stimulimin e grupeve të ndryshme muskulore, si të pjesës së sipërme ashtu edhe të pjesës së poshtme të trupit.

Thjesht përpjekja për të qëndruar drejt dhe në ekuilibër mbi tabelën e kajakut e vë trupin në punë, sidomos pjesën e barkut dhe këmbët. Kësaj i shtohet vozitja me lopatë që stërvit shpatullat, gjoksin dhe krahët.

Pra, trupi rregullon qëndrimin dhe forcohet falë një aktiviteti pa impakt, ç’ka është ideal për gjymtyrët dhe në të njëjtën kohë relaksohet pas një jete sedentare dhe stresuese të imponuar nga rutina e ditës.

Siç mund të kuptohet, praktikimi i kajakut përveç përfitimeve fizike ndikon gjithashtu drejtpërdrejt në mirëqenien emocionale.

Të bësh sport në ajër të pastër është gjithmonë një kënaqësi. Është një kënaqësi edhe më e madhe ta bësh në ujërat e qeta të deteve të Shqipërisë me klimën ideale në stinën e verës duke oksigjenuar mendjen dhe shpirtin.

Të rrëshqasësh me kajak përgjatë bregut pa një destinacion të caktuar, apo pa kufizime në kohë është një nga vendimet më të mira që mund të marrësh nëse do lësh pas rutinës monotone të ditës dhe problemet.

Puhiza e detit do të jetë balsami përfundimtar për të rimarrë aktivitet ditore me energji të rinovuara e për të qenë produktivë 100%.

Kajaku, relaksi i detit, natyra, ajri i pastër, puhiza… çfarë nevojitet më tepër për të arritur një gjendje fizike dhe emocionale, vështirësisht të përkufizueshme me fjalë?

Nëse ju kemi zgjuar sadopak kërshërinë për të praktikuar këtë sport kaq argëtues, Intersport nuk ju zhgënjen aspak në pritshmëritë tuaja. Tek ne janë të dispnueshëm kajakë për 1-2 persona apo edhe familjarë për një relaks total individual apo të ndarë me familjen tuaj.

New List
Add list
Cancel