Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
3X3 BASKETBALL TOUR SARANDA, AKTIVITETI SPORTIV MË

3X3 BASKETBALL TOUR SARANDA, AKTIVITETI SPORTIV MË NË ZË I VERËS!

Të dielën e kaluar u zhvillua në qendër të “Shëtitores” të qytetit të Sarandës turneu i Basketbollit organizuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit në bashkëpunim me markën INTERSPORT, që i qëndron besnike angazhimit të saj për të qenë prezente dhe për të mbështetur sportin në të gjitha nivelet.  

Në këtë turne morën pjesë 8 ekipe nga e gjithë Shqipëria, 5 prej të cilëve ishin të Sarandës, qytetit që mirëpriti evenimentin, ndërsa të tjerët ishin 1 ekip nga Durrësi, 1 nga Fieri dhe 1 nga Tirana.

Aktiviteti u zhvillua ndërmjet orës 16:00 dhe 22:00 të mbrëmjes dhe gjatë këtij harku kohor u zhvilluan 15 ndeshje. Evenimenti tërhoqi praninë e shumë pushuesve vendas e të huaj dhe ishte gjithashtu prezent kryebashkiaku i Sarandës që ka merita të padiskutueshme për mbarëvajtjen e tij.

Fitues u shpall ekipi nga Tirana, i cili mori kupën dhe shpërblimet e merituara nga Intersport.

Binte në sy një numër i madh spektatorësh që përfshinte njerëz të moshave të ndryshme të tërhequr nga spektakli dhe emocioni i dhuruar nga sporti.

Kjo e fundit është për t’u theksuar sepse përbën një shtysë që njerëzit të angazhohen e të praktikojnë sport si element kyç për të pasur një jetë të shëndetshme ne tërësinë e saj.

Prezenca e firmave të mirëfillta sportive si INTERSPORT në këto lloj aktivitetesh i bën ata edhe më të ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe ndikimin e aktivitetit fizik në jetën e tyre.    

Ku ka sport është INTERSPORT!

Listë e re
Shtoni listën
Anullo