Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
ADIDAS SWITCH FWD, INOVACION, STIL, PERFORMANCË

ADIDAS SWITCH FWD, INOVACION, STIL, PERFORMANCË

Shpeshherë, atletet e vrapimit, pavarësisht teknologjive të tyre, gjithmonë në rinovim dhe shumëllojshmërisë së ofruar, tërheqin vëmendjen si të ishin një produkt i panjohur e i sapoprezantuar. Dhe, lidhur me këtë, adidas suprizon vazhdimisht edhe më skeptikët, të cilët besojnë se pak risi tashmë kanë ngelur të bëhen të njohura për një produkt për të cilin hulumtohet pa pushim.

Përgjegjës për atletet më të suksesshme të vrapimit në maratona në dy vitet e fundit, adidas është e obsesionuar me sportin. Dhe ndërsa marka vazhdon të bashkëpunojë me sportistë profesionistë dhe elitarë me qëllim përmirësimin e produkteve që vazhdojnë të thyejnë rekorde, ajo nuk lë aspak pas dore dhe vrapuesit amatorë.  

Momentalisht, marka ikonike e tre shiritave ofron një sërë zgjedhjesh për vrap, ku spikasin atletet emblematike, Ultraboost, Adistar, Solarglide, dhe seritë Supernova, ndër të tjera. Në korrik, lançoi adidas Switch FWD, atletja më e fundit, me synimin që vrapimi të jetë edhe më argëtues për të gjithë.

Dhe adidas Switch FWD e përmbush plotësisht këtë qëllim.

Ka një dizajn progresist, të ndryshëm nga ata që jemi mësuar të shohim në adidas dhe ka teknologjitë më të fundit të markës.

adidas Switch FWD vjen për femra dhe për meshkuj, me një siluetë dhe stil futurist si triumf i inovacionit dhe ambicies së adidas për të zbuluar teknologji të reja që do ta bëjnë vrapimin një eksperiencë edhe më të këndshme.

Pjesa e sipërme rrjetë, ka vrima të vogla të vendosura në zona strategjike në pjesën para dhe të mesme të këmbës për ajorsje të mirë gjatë stërvitjes.

Sholla e mesme spikat për dizajnin me zgavra që e bëjnë atleten të lehtë dhe e kthejnë peshën e vrapuesit në lëvizje përpara. Rezultati është një eksperiencë vrapi e rrjedhshme që është ekskluzive e atleteve të vrapit që marrin impuls nga teknologjia më e avancuar.

atletja e re adidas Switch FWD ka shollën e jashtme të njohur Continental që është mjaft e lehtë dhe u ofron vrapuesve një kapje të shkëlqyer në të gjitha kushtet klimatike.

Një atletet e destinuar për ata që iu pëlqen të vrapojnë për gjithashtu të veshin një atlete të ndryshme nga ato që jemi mësuar të shohim dhe që ka inovacionin dhe teknologjinë e adidas, një garanci për sukses të padiskutueshëm.   

Listë e re
Shtoni listën
Anullo