Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
4DFWD, VRAPONI ME ERËN!

4DFWD, VRAPONI ME ERËN!

Për herë të parë në Shqipëri, eskluzivisht në adidas dhe INTERSPORT, vjen fjala e fundit e teknologjisë, 4DFWD!

Me një mani për të ndihmuar atletët të japin maksimumin e performances së tyre, adidas krijoi teknologjinë 4D. Teknologjia e parë e performancës së lartë, krijuar nga Sinteza Dixhitale e Dritës. 

Inovacion, fleksibilitet dhe një kthim i pakrahasueshëm energjie janë kryefjala e këtij modeli.

Teknologjia 4D u krijua nga printimet 3D, duke përdorur ndihmën e dritës dhe sintezës së oksigjenit.

Çfarë e bën këtë teknologji ndryshe nga të tjerat?

Kthimi i energjisë

Së pari, është një kthim energjie mbi nivelin e mesatares së eksploruar deri tani. Sasia e energjisë që dërgohet përsëri në këmbë, influencohet drejtpërdrejt nga forca që ju ushtroni në tokë gjatë ecjes. Ky proces forcon lëvizjen tuaj përpara duke ju kursyer energji gjatë çdo hapi.

Sistemi i përshtatjes

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është sistemi unik i përshtatjes. Struktura e rrjetës është fleksibile në vende të caktuara dhe qëndron statike në vende të tjera – me pak fjalë, ajo siguron stabilitet pikërisht aty ku është e nevojshme.

Fleksibiliteti

Sholla e poshtme, e krijuar nga gjigandi i gomave Continental, ju jep mundësinë të ndryshoni menjëherë drejtim, që do të thotë asnjë sekond e rëndësishme e humbur.

Stabiliteti

Një kthim i papritur i kyçit të këmbës mund të prishë gjithë ditën tuaj, prandaj të paturit të një modeli të qëndrueshëm është shumë e rëndësishme. Falë shtresave TPU (poliuretan termoplastik), këto atlete ofrojnë qëndrueshmëri maksimale.

Ndjeni progresin në çdo hap falë shollës energjike 4DFWD dhe materialit të sipërm Primeknit+ që i jep këmbës gjithë ajrosjen e nevojshme.


Me 4DFWD është si të vraponi gjithmonë me erën!

Listë e re
Shtoni listën
Anullo