Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
AL RIHLA | TOPI MË I SHPEJTË I KRIJUAR NDONJËHERË

AL RIHLA | TOPI MË I SHPEJTË I KRIJUAR NDONJËHERË NË HISTORINË E KUPËS SË BOTËS!

“Loja po bëhet më e shpejtë se kurrë dhe saktësia dhe stabiliteti i topit gjatë fluturimit është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Dizajni i ri lejon që topi të ruaj shpejtësinë e lartë teksa udhëton nëpër ajër.

Për skenën më të madhe globale në të gjthë sportin, ne vendosëm të bëjmë të pamundurën të mundur me inovacion radikal duke krijuar topin më të shpejtë dhe më të saktë të Kupës së Botës deri më sot,” tha Franziska Loeffelmann, Drejtoreshë Dizajni - Football Graphics & Hardwear adidas.

Projektuar nga brenda jashtë, duke përdorur të dhëna nga testimi rigoroz në laboratorët e adidas, tunelet e erës dhe në fushë, Al Rihla ofron nivelin më të lartë të saktësisë dhe besueshmërisë në fushën e lojës, për shkak të formës së re të panelit dhe strukturës së sipërfaqes:

CTR-CORE - Një bërthamë inovative brenda topit që është ideuar për të përmirësuar saktësinë dhe qëndrueshmërinë, duke mbështetur lojën e shpejtë dhe të saktë me formën maksimale dhe mbajtjen e ajrit.

SPEEDSHELL - Lëkura poliuretani (PU) e topit me tekstura mikro dhe makro dhe një formë të re paneli prej 20 pjesësh, e cila përmirëson aerodinamikën për të përmirësuar saktësinë, stabilitetin e fluturimit dhe devijimin e goditjeve.

Topi u projektua gjithashtu me mjedisin në zemër - të gjithë përbërësit janë konsideruar me kujdes dhe Al Rihla është topi i parë i Kupës së Botës i bërë duke përdorur vetëm bojëra dhe ngjitës me bazë uji.

Ngjyra e guximshme, e gjallë dhe grafika e vendosur në një sfond margaritar pasqyrojnë shpejtësinë gjithnjë në rritje të lojës, që zbulon spektrin e ngjyrave për të emocionuar lojtarët dhe tifozët në mbarë botën, nga nivelet bazë në ato elitare.

Al Rihla përkthehet si "udhëtimi" në arabisht dhe është frymëzuar nga arkitektura, varkat ikonike dhe flamuri i Katarit. Lançimi synon fillimin e udhëtimit të Al Rihla në 10 qytete anembanë globit, ku adidas po krijon një seri iniciativash që synojnë përmirësimin e aksesit dhe barazisë në sport midis komuniteteve lokale.

AL RIHLA | RRUGËTIMI JONË FILLON TANI

AL RIHLA | Topi më i shpejtë i krijuar ndonjëherë në historinë e Kupës së Botës!

Al Rihla është topi i 14-të radhazi që adidas krijon për Kupën e Botës, dizenjuar për të mbështetur shpejtësitë më të larta të lojës dhe cilësuar si topi më i shpejtë i krijuar ndonjëherë.

Projektuar nga brenda jashtë, duke përdorur të dhëna nga testimi rigoroz në laboratorët e adidas, tunelet e erës dhe në fushë, Al Rihla ofron nivelin më të lartë të saktësisë dhe besueshmërisë në fushën e lojës, për shkak të formës së re të panelit dhe strukturës së sipërfaqes:

CTR-CORE - Një bërthamë inovative brenda topit që është ideuar për të përmirësuar saktësinë dhe qëndrueshmërinë, duke mbështetur lojën e shpejtë dhe të saktë me formën maksimale dhe mbajtjen e ajrit.

SPEEDSHELL - Lëkura poliuretani (PU) e topit me tekstura mikro dhe makro dhe një formë të re paneli prej 20 pjesësh, e cila përmirëson aerodinamikën për të përmirësuar saktësinë, stabilitetin e fluturimit dhe devijimin e goditjeve.

Listë e re
Shtoni listën
Anullo