Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
DHURATA IDEALE PËR FESTAT E FUNDVITIT

DHURATA IDEALE PËR FESTAT E FUNDVITIT

Të gjesh dhuratën perfekte për njerëzit e tu të dashur nuk është detyrë e thjeshtë, sidomos për Krishtlindje e Vitin e Ri. Në këto festa, vrasim mendjen se cila do ishte dhurata ideale dhe ndodhemi pak në dilemë kur marrësit e saj i përkasin brezave të ndryshëm.

Nga një anë kemi të rinjtë që janë shumë të hapur ndaj eksplorimit, udhëtimeve, me interesa dhe preferenca të vetat, të cilat sidoqoftë ndryshojnë vazhdimisht.

Pastaj kemi ata më të rriturit me shije të mirëpërcaktuara, pak më tradicionalë e me preferenca të qarta për atë ç’ka u pëlqen ose jo.

Sidoqoftë ka një gjë që i bashkon të mëdhenj e të vegjël: pasionet. Shpeshherë, ato janë të përbashkëta pavarësisht moshës, gjinisë apo statusit. Një dhuratë që ka lidhje me pasionet apo i nxit ato është gjithmonë një dhuratë e goditur.

Dhe nëse ka një pasion që i qëndron gjithmonë kohës dhe bashkon njerëz pa fund ai është padyshim sporti. Pra, një dhuratë për të apasionuarit e fitness-it do ishte gjithmonë një zgjedhje e goditur.

Më poshtë po ju propozojmë disa dhurata që nuk do zhënjenin asnjë sportdashës apo të tjerë që i tërheq stili sporty-chic, i cili përbën gjithmonë e më tepër tendencë. E pamundur të mos qëllosh në shenjë me to.

1. Atlete

Është kthyer në një element thelbësor i garderobës për të apasionuarit pas sportit dhe jo vetëm. Moda e atleteve po kthehet gjithmonë e më tepër në tendencë. Oferta është marramendëse. Për të apasionuarit pas vrapit ka një gamë të gjerë atletesh specifike që ndërthurin performancën, stilin dhe teknologjinë më të fundit. Për adhuruesit e modës vintage, atletet klasike të stilit retro triumfojnë në mënyrë të pasdiskuetueshme në street style - adidas ka një gamë tejet elegante që nuk do t’u zhgënjejë - dhe ata më të guximishmit atletet me prekje futuriste do t’i kthenin sa hap e mbyll sytë në një ikonë të stilit urban.

2. Bluzat sportive

Janë ideale, ngaqë ndihen shumë të lehta dhe kanë teknologjitë më të fundit për absorbimin e djersës dhe për të qëndruar i thatë e për t’u stërvitur pa pengesa. Përveç kësaj, janë të gjithanshme dhe kanë stilime nga më të ndryshmet: me mëngë, pa mëngë me prerje të gjerë, pas trupit etj.

3. Kapuç dhe doreza

Ideale për sezonin e dimrit, të mbajnë jo vetëm ngrohtë por gjallërojnë çdo outfit dhe i japin nje prekje tejet stil.

4. Patina

Sportet urbane e sidomos patinazhi mbi rrota po bëhen gjithmonë e më të preferuara vitet e fundit. Zhvillohen në natyrë, janë argëtuese dhe njëkohësisht sfiduese e të mbajnë në formë.

5. Xhup

Modelet më të fundit, të konceptuara për jetën urbane, përtej dizajnit mbresëlënës kombinojnë teknologjitë e veshjeve outdoor me stilin e jetës së përditshme. Pesha e lehtë dhe izolimi termik i bëjnë idealë për ditët e ftohta.

6. Tapet joge

Për ata që ju pëlqejnë sportet e qeta është dhurata perfekte. Mund të vendosësh duart dhe këmbët në pozicionin e duhur dhe ta mbani trupin në orientimin e duhur gjatë praktikimit të jogës apo pilates që të mos rrëshqasësh.

Listë e re
Shtoni listën
Anullo