Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
EKSPLORONI BOTËN E MAGJISHME NËNUJORE ME MARES!

EKSPLORONI BOTËN E MAGJISHME NËNUJORE ME MARES!

Larmia e ngjyrave dhe biodiversiteti i pasur e bëjnë vendin tonë një destinacion mesdhetar të këtij sporti që po bëhet gjithmonë e më i preferuar ne stinën e verës.

INTERSPORT, filozofia e se cilës është kënaqësia maksimale e klientit, ka sjellë në Shqiperi markën Mares, që është numri 1 në botë për prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve te zhytjes.

Ludovico Mares, themeluesi i Mares Scuba, ndryshoi gjithcka kur prodhoi maskën e parë të zhytjes në vitin 1949 dhe themeloi ndërmarrjen që do shndërrohej në një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të këtij sporti.

Shpirti inovativ dhe orgjinal dhe dëshira për të kërkuar më të mirën në dizenjimin dhe prodhimin e çdo produkti të vetin vazhdojnë të jenë shenja dalluese të kësaj kompanie që ka prezantuar kaq shumë risi teknike dhe teknologjike për zhytjen pergjatë shumë viteve.   

Për shembull, në 1979, ishte ndërmarrja e parë në botë që lançoi një sistem te ri optik që u lejonte zhytësve të shikonin nën ujë pa u hyrë ujë në maskë.

Konsiderohet si marka shpikëse e tekonlogjisë liquidskin, një përzjerje e dy llojesh silikoni që bën të mundur një puthitje perfekte ndërmjet syzeve dhe lëkures e që u adoptua nga një sërë markash industriale çʼka nxorri jashtë përdorimit maskat e vjetra te gomës.

Zhytja, në dallim nga disiplinat e tjera sportive, ka nevojë për pajisje e aksesorë specifikë, të cilët duhet të jenë cilësorë, të sigurtë e të garantuar.  

Le të fillojme me kostumet e zhytjes

Funksioni kryesor i kostumit te zhytjes është mbrojtja e trupit nga i ftohti, meqë trupi e humbet nxehtësinë shumë më shpejt në ujë se sa ne ajër, deri në 25 herë më shpejt.

Kostumet më të përdorura jane wetsuits të cilat mund të jenë me mëngë te shkurtra ose të gjata. Quhen wetsuits ose kostume te lagshme meqë nuk evitojnë qe trupi te laget por e lejojnë depërtimin e ujit. Kjo ndodh për shkak te materialit poroz qe jane bërë, neoprenit.

Llogjika e izolimit me neopren konsiston që lejon një shtresë shumë të hollë uji të qëndrojë e ngjitur në lëkure. Falë nxehtësisë trupore uji ngrohet dhe vepron si izolues. Për këtë është shumë e rëndësishme që kostumi te puthitet mirë sepse, nëse uji qarkullon ndërmjet neoprenit dhe lëkurës, e humbet plotësisht funksionin izolues ndaj të ftohtit.

Përveç kësaj, izolimi varet nga trashësia e neoprenit, që matet në milimetra dhe zakonisht shkon nga 1 deri ne 7 mm.

Nuk duhen harruar aksesorët si dorashkat apo kapuçët.

Mbrojtja e duarve është shumë e rëndësishme sepse humbja e ndjeshmërisë në to mund të jetë shumë e rrezikshme. Shumica e zhytësve fillojnë t’i perdorin për temperatura nën 20-22 gradë. Zakonisht janë prej neopreni ndërmjet 2 dhe 5 mm meqë kur e tejkalojnë trashesinë e caktuar humbet ndjesia e te prekurit.  

Kapuçët janë shumë te nevojshëm kur temperatura e ujit zbret nën 22 - 24 ºC meqë nga koka humbet një sasi e madhe e ngrohtësisë trupore. Prodhohen gjithashtu me neopren, me trashësi që shkon nga 3 deri ne 5 mm, dhe mund të jenë të veçantë ose mund tʼi bashkëngjiten kostumit.

Për zhytësit peshkatarë apo për të shmangur rreziqe në thellësi të mëdha, Mares vë në dispozicion pushkët e ujit.

Nëse ngurroni të zhyteni në thellësi por nuk doni te hiqni dorë nga pasioni apo kureshtja për të qenë nje zhytës amator, setet e zhytjes mares jane ideale per tʼua bërë këtë të mundur. Zhytja afër sipërfaqes nuk është aktivitet aq i rrezikshem megjithatë është shumë e rëndësishme të paturit e pajisjeve te duhura jo vetëm për të qenë te sigurtë por dhe per ta shijuar aktivitetin plotësisht. Setet e zhytjes Mares jane ideale per këtë. Përbëhen nga maska, tubi per zhytje dhe lopata.  

Maska e zhytjes është një element shumë i rëndësishem i kompletit te zhytjes dhe është nje nga aksesorët që shkakton më shumë probleme gjatë zhytjes.

Maskat e zhytjes Mares ofrojne nje shikueshmëri te jashtëzakonshme dhe një pjesë e tyre janë të pajisura me teknologjinë liquidskin të përmendur më sipër; Këto maska janë prodhuar ne mënyrë të tillë që e shmangin presionin që kjo ushtron në hundë duke ruajtur në të njëjten kohë puthitjen dhe mosdepërtimin e ujit.  

Lopatat ju lejojnë te lëvizni lehtë dhe shpejt ne ujë, pra me ndihmën e tyre mund të notoni pothuajse pa lëvizur krahet. Në këtë mënyrë lodheni më pak dhe mund të përdorni duart për të bërë foto në ujë.

Tubi i zhytjes është aksesori thelbësor i setit meqë bën të mundur mbajtjen e kokës në ujë vazhdimisht pa qenë nevoja ta nxirrni herë pas here për të marrë frymë. Përveç kësaj janë dizenjuar për të bërë zhytje te shkurtra në mënyrë që, nëse dicka në fund te detit ju pëlqen apo ju tërheq vëmendjen, mund të afroheni dhe më pas të shkoni drejt sipërfaqes pa nevojën per te nxjerrë kokën nga uji. E rëndësishme është që tubi te jetë fleksibël dhe këndi i tij të puthitet mirë në gojë dhe të ketë gjithashtu një valvul te veçantë qe e kufizon sasinë e ujit që hyn në tub. Në këtë mënyrë, pas zhytjes, mjafton ta fryni tubin për të nxjerrë ujin që ka depërtuar brenda.

Pra Mares me gjerësinë e produkteve të katalogut te saj, te cilët është e pamundur të përmblidhen në një artikull, kujdeset si për zhytësit profesionistë ashtu edhe per ata amatorë. Sʼ ju mbetet veçse ta ushtroni këtë sport veror i cili është ne kulmin e tij në muajt që jemi.

Ju mendoni të zhvilloni pasionet tuaja sportive, për pajisjet mendojmë ne!

Listë e re
Shtoni listën
Anullo