Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
INTERSPORT, HAPI I PARË DREJT NATYRËS!

INTERSPORT, HAPI I PARË DREJT NATYRËS!

Përfshihuni në eksperienca të paharrueshme në mal, në plazh apo kudo te dëshironi!

Aventurat shijojnë më shumë me veshjet dhe aksesorët e duhur.

E themeluar në vitin 1983, marka McKINLEY ia detyron emrin një prej maleve më të larta dhe me më shumë histori ne botë. Mali McKINLEY, që tashmë njihet si mali Denali, është një nga malet më të njohura në Amerikë, më i larti në këtë kontinet dhe bën pjesë mes shtatë maleve me të lartë në botë.

E inspiruar nga kjo trashëgimni natyrore është konceptuar dhe marka McKINLEY ç’ka manifestohet në më shumë se 30 vite eksperiencë në prodhimin e produkteve outdoor, duke i’u përgjigjur nevojave te ndryshme të blerësve për aktivitetet e ndryshme sportive në mal dhe jo vetëm.

Përgjatë këtyre tre dekadave që prej themelimit te saj, marka McKINLEY është referente për shumllojshmërinë e katalogut që ofron dhe cilesinë e pasdiskutueshme të produkteve të saj që janë krijuar me teknologjinë e fundit dhe me materialet më të avancuara.

Si në linjën e veshjeve per femra, meshkuj apo fëmijë ashtu edhe tek këpucët, atletet, çantat e shpinës apo pjesës tjetër të aksesorëve, premisat janë konforti maksimal dhe një raport cilësi - çmim mëse interesant.  

Koha e mirë na entuziazmon për çdo lloj aktiviteti; te dalësh shëtitje, të asistosh në nje festival, të shkosh ne plazh, të bësh hiking, ose të zbulosh vende të panjohura me makinë. Ndoshta jeni nga ata që i kryeni këto aktivitete gjatë gjithë vitit kur bie shi dhe fryn erë ose ndoshta ju pelqen te dilni kur del dielli.  

Për disa nga këto aktivitete një aksesor i domosdoshem janë tendat e kampingut.

E ku ka zgjedhje më të goditur se sa tendat e kampingut McKINLEY?

Tendat e kampingut McKINLEY pasqyrojnë në mënyrë perfekte cilësitë që i kanë bërë të dallohen në treg: janë rezistente, të lehta per tu montuar dhe transportohen lehtë. Në INTERSPORT kemi në dispozicionin tuaj tenda të ndryshme që janë një mbështetje e madhe që gjithë ju të eksploroni natyrën dhe ta përjetoni atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tendat McKINLEY dallohen për hapësirën e bollshme, nuk lejojnë depërtimin e ujit, një pjesë e tyre janë të pajisura me teknologjinë SLEEPWELL për ta mbajtur çadrën te errët dhe gjatë ditës duke mos lejuar depërtimin e rrezeve te diellit.

Kanë gjithashtu ajrosje të mire që, në varësi te modelit, përveç hapësirave të jashtme mund te jenë të pajisura me nje cep shtesë të theksuar të ventilimit, i cili mund të hapet apo te mbyllet nga çadra e brendshme.  

McKINLEY nuk i ka lënë pas dore edhe plazhistët. Gama e saj e tendave te plazhit ka mbrojtje të integruar UV 40 nga dielli dhe rezistencë ndaj ujit për të mbrojtur ju dhe të dashurit tuaj kur kaloni ditën në plazh ose diku tjetër në mungesë të hijes së natyrës.

Për ta shijuar plotesisht magjinë a natyrës, askush nuk do që të lodhet të montojë një tendë kampingu shumë të komplikuar sidomos kur bën kamping në vende të ndryshme nga një ditë në tjetrën.

Montimi në pak sekonda i tendave përvec cilësive të tjera i bëjnë që të jenë tejet të preferuara nga blerësit.

Janë konceptuar për të përmbushur pritshmeritë e klientëve më kërkues për nevoja të ndryshme që mund t’u lindin gjatë përdorimit të tyre në mënyrë që argëtimi në natyrë te jetë pa të papritura.

Gama e gjerë produkteve outdoor që INTERSPORT ofron e bën atë shoqeruesin tuaj ideal gjatë aventurave në natyrë!

Listë e re
Shtoni listën
Anullo