Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
KOLEKSIONI I RI ADIDAS SPRING/SUMMER 2023

KOLEKSIONI I RI ADIDAS SPRING/SUMMER 2023

Ndërrimi i stinëve, sidomos kur stinët e ftohta u lënë vendin atyre të ngrohta, shoqërohet gjithmonë me një entuziazëm të natyrshëm për ditët e ngrohta e të gjata me diell. Çdo stinë e re përbën në një farë mënyre një rilindje që manifestohet edhe në stil. Përveç ngrohtësisë e motit të kthjellët pranveror dhe veror, adhuruesit e tendencave të fundit të modës mezi presin edhe suprizat e koleksioneve të reja.

Duke u përshtatur me stinët e gëzueshme, firmat e njohura të modës, mundohen të sjellin koleksione me ngjyra të gjalla, të freskëta, ndonjëherë ekzotike, që jo vetëm ndjekin tendencat e fundit, por kanë stampime që të mbushin me optimizëm e të injektojnë energji.  

Sepse stili është edhe çështje qëndrimi ndaj jetës, shprehje e vetvetes dhe individualizëm me dinamika ndikimi të ndërsjella me personalitetin apo gjendjen shpirtërore. Një veshje moderne, me ngjyra të gjalla e të gëzueshme na “shkund” nga plogështia dhe pesimizmi, qoftë ky edhe kalimtar, në ditët kur gjithçka na duket gri.

Adidas, marka e njohur e veshjeve sportive, ka prezantuar koleksionin SS23, inspiruar nga tonalitetet e shumta të ngjyrave që gjenden në natyrë dhe në atmosferë, me dizjane që na zhvendosin në pyjet tropikale, në mjedise urbane ku impaktojnë artet murale, apo në fushat e tenisit ose basketbollit, për të inspiruar krijime që qëndrojnë përjetësisht në modë.

Krijuar me femrat dhe meshkujt në mendje, koleksioni Spring-Summer 23 përfshin një ofertë të gjerë atletesh, bluzash, kostumesh, fundesh, pantallonash dhe aksesorë që ndërthurin stilin dhe komoditetin. Dizajnet janë gjithmonë funksionale dhe çdo veshje apo atlete ka teknologjinë e duhur që lehtëson tranzicionin ndërmjet mjedisit urban dhe natyrës. Kanotierat apo bluzat për shembull kanë prerje që stilizojnë siluetën, por një pjesë e tyre ka edhe teknologjinë AEROREADY që absorbon djersën, që të qëndroni gjithmonë të freskët dhe të thatë. Silueta e atleteve shpesh ndërthur tekstura të ndryshme, si lëkurë, rrjetë dhe kamosh, duke miksuar stilin retro me atë futurist pa lënë mënjanë stilin klasik. Edhe tek siluetat më të sofistikuara dhe elegante nuk është hequr kurrë fokusi nga komoditeti gjithmonë i pranishëm në materialin e shollës së mesme dhe të jashtme duke krijuar një sinergji të pandashme mes tij dhe dizajneve më unike.

Kostumet klasikë vijnë me dizajne të përditësuara pa humbur esencën që u dha famën dhe ne nuk rezistojmë dot t’i bëjmë pjesë të garderobës çdo version. I duam të gjithë!

Më poshtë po ju prezantojmë disa zgjedhje personale nga koleksioni i ri, që besojmë do t’ju pëlqejnë po aq sa ne.

BLUZË ADIDAS DESIGNED FOR GAMEDAY

Dizajni i kësaj bluze me ngjyrat e gjalla të mbush plot energji, i gatshëm për të përballuar çdo sfidë të ditës. Jaka e lartë dhe detajet në mëngë i japin një prekje sportive dhe elegante.

BLUZË ADIDAS FUTURE ICONS

Kjo bluzë prej pambuku, ka prerje të gjerë është aq komode sa do duash ta bësh pjesë të çdo outfiti. 3-shiritat shtrihen nga njëra mëngë në tjetrën duke krijuar një look modern dhe minimalist.

XHAKETË FËSHE DHE PANTALLONA TE SHKURTRA W AOP ADIDAS

Ky kostum tejet i lehtë me xhaketë fëshe dhe pantallona të shkurtra me material të derdhur spikat për ngjyrat e gjalla duke krijuar një look të freskët pas stërvitjes. Xhaketa dhe pantallonat mund të vishen bashkë për një outfit mbresëlënës plot lule ose veç e veç për outfite me kontraste.

Xhaketa fëshe është ideale edhe për ditët me shi, ndërsa pantallonat e shkurtra me bel të lartë kanë astar me thurje si edhe streçe të brendshme të shkurtra për përshtatje që ofron suport.

BLUZË ME MËNGË TË SHKURTRA FARM ADIDAS

E dizenjuar në bashkëpunim me firmën braziliane të modës FARM Rio, kjo bluzë e merr inspirimin nga Brazili e të transporton në tropikun e ëndërruar. E krijuar prej pambuku dhe me prerje të gjerë dhe të butë në prekje është bluza perfekte për ditë të ngrohta (ose kur mezi por prisni që këto të vijnë). 

PANTALLONA TE SHKURTRA FARM ADIDAS

Këto pantallona të shkurtra adidas me stampim plot me ngjyra tropikale të krijuara në bashkëpunim me FARM Rio të Brazilit do ta gjallërojnë garderobën tuaj. Pëlhura e butë prej poliestre garanton përshtatje perfekte, ndërsa tekonologjia AEROREADY që absorbon djersën ju mban të thatë e të freskët edhe në mot të nxehtë.

XHAKETË ME KAPUÇ FARM ADIDAS

Me këtë xhaketë me kapuç do shkëlqesh edhe kur je duke u stërvitur në motin e freskët pranveror. Ka prerje të gjerë për t'u ndjerë komode, ndërsa astari rrjetë garanton ajrosje të mirë. Printi i përgjithshëm Brazil FARM Rio të transporton në ekzotizmin e natyrës tropikale.  

ATLETE ADIDAS SOLARBOOST 5

Dizajn ideal dhe rendiment absolut përballë çdo sfide në vrap apo garë.

Ky model ofron gjithë suportin, amortizimin dhe energjinë e nevojshme që të rrisni perfomancën apo të shtoni numrin e kilometrave të përshkuar. Sholla e mesme BOOST ofron kthim të paimagjinueshëm të energjisë, teknologjia adidas LEP 2.0 shton impulsin në çdo hap, ndërsa sholla e jashtme Continental™ garanton kapje të shkëlqyer në çdo terren.

Mos ngurroni të eksploroni koleksionin e ri adidas Spring-Summer 2023! Ju sigurojmë se edhe ata me skeptikët ndaj risive të modës do dorëzohen përballë dizjaneve plot stil.

Listë e re
Shtoni listën
Anullo