Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
TOPI ADIDAS, PREKJA MAGJIKE E BOTËRORIT

TOPI ADIDAS, PREKJA MAGJIKE E BOTËRORIT

Kupa Botërore e FIFËS, e njohur më tepër me emrin Kampionati Botëror i Futbollit është turneu kryesor ndërkombëtar i futbollit për meshkuj në nivel seleksionesh kombëtare në të gjithë botën.

Që nga Uruguai i cili ishte vendi i parë që mirëpriti Kupën e Botës dhe njëkohësisht fituesi i saj deri tek Katari, vendi i fundit, botërori i Futbollit mbledh çdo katër vjet miliona njerëz para televizorit, në stadium, në bare dhe në çdo vend ku mund të ndiqen ndeshjet e evenimentit më të madh sportiv.

Ky fenomen nuk ndodh vetëm në vendin mikpritës të zhvillimit të Kampionatit por në të gjitha vendet ku përjetohet një lloj feste mbarëbotërore në shkallë të gjerë me ekrane gjigande në vende emblematike.

Kampionati Botëror i Futbollit është realizuar çdo katër vjet që prej 1930, me përjashtim të viteve 1942 dhe 1946 në të cilat u pezullua për shkak të zhvillimit dhe pasojave të Luftës së Dytë Botërore. Ka dy etapa kryesore: një proces klasifikues prej 2 vjetësh ku marrin pjesë 200 seleksione kombëtare dhe një fazë finale, e cila zhvillohet çdo katër vjet në një vend të përzgjedhur paraprakisht në të cilin marrin pjesë 32 ekipe që ndeshen përgjatë një muaji.

Finalja e turneut është evenimenti sportiv më i rëndësishëm i botës - për ta ilustruar Kupa Botërore e Futbollit 2002 u ndoq nga më shumë se 1100 milionë njerëz - dhe i dyti më i rëndësishëm pas Lojrave Olimpike.

Është zhvilluar 21 herë, në të cilat 8 vende me traditë të dukshme në këtë sport janë gjithashtu historikisht fuqi botërore. Kombëtarja e Brazilit është më e suksesshmja me 5 fitore. Ndiqet nga Gjermania dhe Italia me katër trofe.

Topi zyrtar prodhohet nga adidas, marka emblematike e produkteve sportive.  

Që prej Botërorit të Meksikës të vitit 1970, Adidas u kthye në sponsorizuesin kryesor të FIFËS për të prodhuar topat e Kupës së Botës.

Në Botërorin e Meksikës, Adidas prezantoi topin Telstar, krijuar me 32 pjesë lëkure dhe një dizajn të thjeshtë bardhë e zi për t’u parë lehtësisht në televizorët e atyre viteve. Dizajni i këtij topi u imponua për shumë vjet dhe shumë kompani sportive e kopjuan këtë model duke u kthyer në një nga topat më tradicionalë. Para tij topat përbëheshin nga 18 pjesë dhe çdo ekip luante me topin e vet gjysmën e lojës.

Me kalimin e viteve, topat erdhën duke u sofistikuar si në dizajn, materiale ashtu edhe në teknologji. Azteca, i vitit 1982, ishte topi i parë sintetik, ndërsa Tricolore, i Botërorit të Francës i 1998, ishte i pari me ngjyra të gjalla e të dukshme që binin në sy.

Përtej teknologjisë të padiskutueshme që gjithmonë krijon risi, ajo ç’ka e bën më interesante këtë, është se emërtimi i çdo topi që adidas prezanton në Botëror ka simbolikën e vet, që në shumicën e rasteve lidhet me veçantitë kulturore, natyrore apo orgjinalitetin e vendit mikpritës. Kjo prekje tejet orgjinale e bën këtë top të veçantë për fansat e këtij evenimenti botëror apo të vendit në fjalë dhe i jep një vlerë të shtuar afektive, të papërsëritshme që do të kujtohet gjithmonë me emocion edhe pasi Botërori ka mbaruar.

Emri i topit të parë të adidas Telstar, solli një dizajn inovator dhe u emërtua në respekt të risive teknologjike, më konkretisht satelitit Telstar, i pari që trasmetonte imazhe televizioni dhe thirrje telefonike nga hapësira.

Azteca i Kampionatit Botëror të Meksikës së 1986 ishte topi i parë sintetik në historinë e botërorëve që nuk ishte krijuar prej lëkure. Vendin e lëkurës e zuri  poliuretani, një material rezistent ndaj shiut. Ishte gjithashtu hera e parë që u implementua një dizajn bazuar në vendin mikpritës. Në këtë rast, stampimet në top ishin bazuar në muralet azteke. 

Tricolore, topi i parë që nuk ishte më bardhë e zi bashkonte ngjyrat e flamurit të vendit mikpritës, Francës (blu, e bardhë dhe e kuqe). Linjat tringjyrëshe formojnë gjelin, kafshë karakteristike e kombëtares franceze. Në këtë rast u përdor shkumë sintetike që bënte që topi të kthehej më shpejt, të lëvizte më shpejt e të ishte më i butë.

Së fundmi Al Rihla topi i Botërorit të Katarit 2022 është krijuar me poliuretan dhe 20 panele, që përmirësojnë përpikmërinë, stabilitetin dhe rrotullimin në ajër. Sipas adidas është ‘topi që zhvendoset në ajër më shpejt se sa çdo top tjetër në historinë e turneut’. ‘Al Rihla’ në arabisht do të thotë ‘udhëtimi’. Ngjyra dhe dizajni i tij janë inspiruar nga kultura, arkitektura, anijet dhe flamuri i Katarit. Është topi i parë krijuar me bojëra dhe ngjitëse me bazë ujore.

Pra Botërori i Futbollit është më tepër se sa një përballje për të ngritur kupën, në të përzihen shumë ndjenja që e tejkalojnë sportiven ndaj dhe emocionet që ngjall manifestohen me një intensitet marramendës që zor se i përçon ndonjë eveniment tjetër sportiv.

Listë e re
Shtoni listën
Anullo