Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
TRENDET E REJA NË SPORTET URBANE

TRENDET E REJA NË SPORTET URBANE

Firefly, marka më e spikatur në treg me produkte dhe aksesorë për sportet urbane, ofron që prej 20 vjetësh produkte cilësore dhe me çmime interesante për klientë vizionarë, që ndjekin tendencat sportive të kohës, të cilët i praktikojnë këto sporte të shtyrë nga vetëmotivimi për t'a bërë më dinamike përditshmërinë e tyre dhe si frymëzim për rritjen e tyre personale dhe zhvillimin shoqëror.  

Sportet urbane mund të përkufizohen si gjithë ata sporte me rrezik të kontrolluar që ndërthurin zbavitjen me komponentin sportiv e që mund të ushtrohen në lokalitete urbane kushtëzuar nga hapësira dhe kushtet e këtyre të fundit.  

Ndryshe nga sporti tradicional në të cilin hapësira ku praktikohet është dizenjuar për t’iu përshtatur rregullave të disiplinës përkatëse, sporti urban i përshtatet terrenit të qyeteteve.

Në fakt, sportet urbane nuk janë ndonjë gjë e re. Që në fillim të shekullit të XX për shembull, fëmijët dhe të rinjtë improvizonin porta futbolli në rrugë në mungesë të alternativave më të mira.

Risinë e përbën koncepti i sportit urban si fenomen shoqëror, si stil jetese dhe si filozofi. Rreth dekadës së viteve 70 kjo lëvizje u përhap, duke formuar grupe te përqëndruara rreth një sporti të caktuar urban që kishin një stil të përbashkët në veshje, në të folur e në qëndrim për t'u dalluar nga të tjerët.   

Nëse ky përshkrim ju josh sadopak të guxoni me sportet urbane, në INTERSPORT nuk mungojnë produket dhe aksesorët për t'a vënë këtë në jetë.

Le të fillojmë me skateboard-et.

Në skateboarding, nëpërmjet një tabele të thjeshtë, me skaje të lakuara që qëndron mbi dy rrota e që quhet skateboard mund të rrëshqitet në një sipërfaqe të sheshtë, qoftë në rrugë apo në parqe të veçanta që quhen Skateparks. Më të guximishmit mund të shkojnë më tej duke u ngritur me skateboardin në ajër e duke realizuar pirueta.

Nje kuriozitet i vogël: Vendlindja e skateboarding është Kalifornia. Atje ai u shfaq për herë të parë në vitet 40-50 të shekullit të kaluar. U shpik nga surferat, të cilët nuk kishin asgjë për të pushtuar veten kur nuk kishte valë në oqean dhe shumë shpejt, sidomos nga adoleshentët, u kthye në një formë transporti nga argëtimi.

Skuterat

Përvec argëtimit, përdorimi i skuterave po vë në pah një ndryshim tendence në lëvizshmërinë urbane. Nuk ndot, nuk kërkon shpenzime për t'i mirëmbajtur, çmimi i tyre amortizohet lehtë, manovrohen pa komplikime dhe janë lehtësisht të transportueshëm. Mund të përdoren nga të rriturit dhe fëmijët pa harruar përdorimin e kokores për siguri e për të shmangur çdo të papritur. Skuterat po bëhen gjithmonë e më tepër një dhuratë e preferuar për ditëlindje për të vegjëlit dhe jo vetëm.

Patinat me rrota

Patinazhi me rrota është në modë dhe ka shumë benefite: ndihmon në djegjen e dhjamit të tepërt, përmirëson qëndrimin dhe mund të praktikohet në ajër të pastër.

Por si për çdo sport s'duhet të harrojmë sigurinë, e cila sidomos në rastin e të rriturve anashkalohet meqë, zakonisht, nuk përdorin kokoren dhe, në të vërtetë, të qënit i mbrojtur është shumë e rëndësishme. Përveç kokores, si aksesorë thelbësorë rekomandohen mbrojtësit e gjunjëve dhe të krahëve dhe pse jo bluzat mbrojtëse nga rrezet UV të diellit për më të vegjëlit.

Përshtatjuni trendeve të reja sportive! Do argëtoheni dhe do viheni në formë! Ju mirëpresim në INTERSPORT!

Listë e re
Shtoni listën
Anullo