Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
ULTRABOOST LIGHT. ENERGJI E PAKRAHASUESHME. MË E L

ULTRABOOST LIGHT. ENERGJI E PAKRAHASUESHME. MË E LEHTË SE KURRË.

Që Ultraboost është një nga modelet më popullore dhe më të preferuara ndër atletet e vrapit me teknologjitë më të avancuara në botë kjo nuk ka asnjë dyshim. Por adidas nuk mjaftohet me kaq.  Ka arritur që për herë të parë atletja Ultraboost të jetë 30% më e lehtë, ç’ka do të thotë që pesha e tyre, është më e ulët se 300 gramë për herë të parë. Ky dizjan i përgjigjet nevojave të vrapuesve dhe është prova e përpjekjeve të vazhdueshme të markës gjermane për të qenë lider në inovacion.

Versioni i 23 është atletja më e lehtë e krijuar ndonjëherë nga ku është marrë dhe spuntoja për ta quajtur Ultraboost Light.  

Ultraboost Light vjen për të festuar 10 vjetorin e lançimit të teknologjisë Boost që revolucionarizoi panoramën e teknologjisë së atleteve për vrap. Çelësi për të qenë me e lehta e të gjitha kohërave qëndron në shkumën Boost të shollës së mesme që në versionin e ri është 30% më e lehtë dhe quhet Light Boost. Adidas ka arritur të optimizojë atë që të jetë edhe më e lehtë pa ndikuar aspak në ndjesinë e kthimit të shpejtë të energjisë dhe amortizmin e pakrahasueshëm që kaq shumë e karakterizon këtë atlete. 

Përveç kësaj, adidas ka ridizenjuar teknologjinë Linear Energy Point për të optimizuar impulsin dhe energjinë në çdo hap.  

Pjesa e sipërme e adidas Ultraboost Light është krijuar me materialin e ri premium PRIMEKNIT+, konceptuar për të ofruar makimumin e ajorsjes, absorbimit të djersës dhe komoditetit. Meqë është një material i lehtë, garanton fleksibilitet dhe përshtatje të personalizuar.  Nëse kjo atlete për vrap e markës gjermane ka teknologjitë më të fundit si në pjesën e sipërme ashtu edhe në shollën e mesme s’kishte si të ndodhte ndryshe më shollën e jashtme. Sholla e jashtme Continental™ me rendiment të lartë ka cilësinë që vetëm prodhuesi më i madh botëror i gomave Continental mund të ofrojë për të garantuar një tërheqje të pakrahasueshme si në sipërfaqe të thatë ashtu edhe në atë të lagësht, që çdo kilometër t’ia vlejë si gjatë stërvitjes ashtu edhe në garë dhe, më e rëndësishmja, t’i përshkoni ata në siguri të plotë.  

Dhe mos harrojmë të përmendim që adidas Ultraboost Light vjen me një kombinim të ri e më të guximshëm ngjyrash.

Kjo estetikë e rinovuar vazhdon të përçojë stilin dhe elegancën e një modeli që shkon përtej një atleteje vrapi, e cila mund të funksionojë si një atlete shumë komode dhe funkionale, perfekte për ta veshur në çdo moment të ditës.

Listë e re
Shtoni listën
Anullo