Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
ZBULO STILIN TËND UNIK NË FITNESS ME ENERGETICS!

ZBULO STILIN TËND UNIK NË FITNESS ME ENERGETICS!

Emri i Energetics, markë eksluzive e INTERSPORT, do te thotë "energji në transformim" dhe është pikërisht me këtë ide që kjo markë, prej 25 vjetësh, synon dizenjimin e produkteve fitness në mënyrë të tillë që njerëzit të jenë te aftë të perceptojnë se si energjia e tyre transformohet nëpërmjet sportit.

Për Energetics, një stil jetese aktiv është sinonim i nje stili jetese te shëndetshme.

Kjo nënkupton praktikimin e nje miksi sportesh si kardio, pesha dhe relaksim për një kujdes të plotë të trupit njerëzor në tërësinë e tij.

Për këtë arsye, dizenjatorët fokusohen  jo vetëm në veshjet fitness po edhe në ato të jogës, kërcimit apo notit. Përvec kësaj, prodhojnë dhe një rang të gjerë pajisjesh dhe aksesorësh fitnessi si pista, biçikleta, thasë boksi, kettlebell, pesha, topa fitnessi etj.

Larmia e produkteve përfshin të gjitha komoditetet dhe cilësinë në veshje që ofrojnë markat e njohura, me një çmim më të favorshëm se sa këto të fundit çʼka do të thotë që për të ushtruar sport sʼka asnjë pengesë përvec motivimit i cili, sʼkemi pse ta mohojmë, pjesërisht është i brendshëm.    

Për çdo aktivitet kardioje, Energetics ofron veshje apo atlete te konfeksionuara me materiale te lehta, me ajrim, që, sipas rastit, mund jenë te padepërtueshme nga uji për tu përshtatur në çdo hapësirë brenda apo në ajër te pastër pa humbur rehatinë dhe vetbesimin.  

Por ky hov që ka marrë vitet e fundit fitnessi, stili i jetës së shëndetshme dhe sporti në përgjithësi, ka bërë që veshjet sportive të pushtojnë garderobën e shumë njerëzve duke kapërxyer muret e palestrave dhe e duke u shndërruar në modë, tendencë kjo që i ka dhënë emër atij që e quajmë stili sport-chic e që bashkon sportiven me eleganten në të njëjtën kohë. Kjo modë nuk është egzaktësisht të rrish me rroba palestre tërë ditën apo të shkosh me to në festa. Konsiston në kombinimin e veshjeve dhe aksesorëve të përditshëm me veshje apo aksesorë sportivë. Sigurisht komoditeti dhe stili nuk janë të papajtueshëm dhe këtë e vërteton fakti që ky trend po fiton gjithmonë e më tepër terren duke u adoptuar dhe nga marka jo të mirëfillta sportive.      

Për sa u tha me lart, nuk lë vend për dyshim që kjo tendencë nuk mund të mos përqafohej nga Energetics. Outfite komode, stiloze dhe të relaksuara qe janë perfekte per lëvizje intensive apo për të mos bërë asgjë. Cfarëdo që të bëni do dukeni dhe do ndiheni shumë mirë në të njëjtën kohë.  

Përsa i përket gamës së produkteve të notit, kjo e fundit është ideale për çdo moment të kaluar në ujë. Ka gjithçka të nevojshme për të rrëshqitur në ujë si kostume banje elegante, pantallona te shkurtra plot stil dhe syze noti mbrojtëse.

Per notarët e regjur Energetics mund të optimozoje performancën e tyre. Për fëmijët që marrin kontakt me ujin për herë të parë bën që të përjetojnë një eksperiencë të sigurt dhe argëtuese.

Del e qartë pra që Energetics përmbush nevojat në outfit dhe pajisje të çdokujt që i pëlqen sporti pa u shkujdesur për cilësinë e duke përfshirë si ata që fillojnë të stërviten për herë të parë deri tek notarët profesionistë.  

Mos hiq dorë nga stili e cilësia dhe arrit çdo synim me Energetics!

Listë e re
Shtoni listën
Anullo