Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
FAQ

1. Mund të porosis pa pasur një llogari në website?

-Po, ne ofrojmë mundësinë që ju të porosisni pa qenë nevoja të krijoni një llogari (guest account). Nëse porosisni si guest, ju nuk do të mund të aksesoni historikun tuaj të blerjes më vonë.

 

2. Si të bëj një porosi?

Për të bërë një porosi në www.intersport.com.al, ju lutem ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Futuni në kategorinë përkatëse dhe zgjidhni produktin e dëshiruar. Zgjidhni ngjyrën, masën dhe sasinë (në rast se doni më shumë se 1 sasi).

2. Shtoni produktet e përzgjedhura në shportë.

3. Klikoni ikonën e shportës në krye të faqes, në anën e djathtë dhe klikoni butonin përfundo porosinë.

4. Për të proçesuar porosinë keni në dispozicion disa mënyra:

  • “Vazhdoni si vizitor” – Mund të vazhdoni pa qenë e nevojshme të regjistroheni.
  • “Vazhdoni nëpërmjet Facebook ose Gmail” – Nëse keni një llogari në Facebook ose adresë Gmail.
  • Duke krijuar një llogari. – Do t’ju kërkohen të dhëna si Emri, Mbiemri, Nr. i Kontaktit, e-maili dhe një Fjalëkalim.
  • Duke hyrë në llogarinë tuaj nëse jeni regjistruar tashmë në www.intersport.com.al.

5. Pasi të keni zgjedhur mënyrën se si doni të vazhdoni, do t’ju kërkohet adresa e faturimit ku të dhëna të detyrueshme për të vazhduar janë Emri, Mbiemri, Nr. i Kontaktit dhe Adresa e saktë.

6. Më poshtë do t’ju kërkohet Adresa e Transportit, adresa ku do t’ju vijë porosia nga korrieri. Nëse kjo adresë është e njëjtë me adresën dhe të dhënat e faturimit, mjafton të klikoni kutinë “Njësoj si detajet e faturimit".

7. Zgjidhni mënyrën e pagesës (Paguaj në momentin që merr porosinë, Kartë krediti/debit ose Paypal).

8. Kliko VAZHDO, dhe përfundo porosinë.

Ju do të njoftoheni në email për konfirmimin e porosisë dhe gjithë detajet e nevojshme.

 

3. Mund ta shikoj se ku ndodhet porosia ime?

-Po, ju mund të shikoni se ku ndodhet porosia juaj.

 

4. Mund ta anulloj porosinë?

-Porosia nuk mund të anullohet nëse është konfirmuar.  

 

5. A bëni dërgesa jashtë vendit?

-INTERSPORT bën dërgesa vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

 

6. Për sa kohë vjen porosia?

-Në Tiranë porosia vjen brenda ditës dhe në rrethe për 24 orë.

 

7. Si mund ta tërheq produktin?

Porosia vjen në adresën tuaj nëpërmjet korrierit.

-Ta tërheqë në dyqan. Mund ta merrni produktin në një nga dyqanet e INTERSPORT ku ndodhet produkti i dëshiruar.

8. A mund ta kthej një produkt?

-Ju nuk mund ta ktheni një produkt, por ne mundësojmë ndërrim/zëvendësim e produktit me një produkt tjetër sipas kerkesave që ju keni. Produkti nuk duhet të jetë i përdorur dhe duhet të ketë etiketë. Per më shumë lexoni politikat e ndërrimit.

 

9. A mund ta ndërroj produktin në dyqan fizik?

-Po, produkti mund të ndërrohet edhe në dyqanet tona.

 

10. A mund të ndërrohen produktet me produkte të tjera?

-Po, produkti mund të ndërrohet edhe me produkte të tjera. Per më shumë informacion ju lutem lexoni politikat e ndërrimit të produktit.

 

11. Cfarë duhet të bej nëse produkti që kam porositur më ka ardhur me difekt?

-Nëse produkti ju ka ardhur me difekt, ju lutem na kontaktoni në numrat e telefonit: 

+355 676056199

+355 676056198

Listë e re
Shtoni listën
Anullo