Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
IDE DHURATASH PËR FESTAT E 7-8 MARSIT

IDE DHURATASH PËR FESTAT E 7-8 MARSIT

Kemi hyrë në mars, muaji që shënon fillimin e pranverës, stinës që ka të bëjë me rilindjen, lulëzimin, çeljen. Pavarësisht se zakonisht janari si muaji i një fillimviti të ri është muaji i iniciativave, i planeve të reja lidhur me synimet profesionale, personale e të tjera si këto, pranvera është stina ideale për të na “shkundur” nga plogështia e dimrit e për të vënë në jetë nismat “e prapambetura”. Duhet të jemi të sinqertë e të pranojmë që, shpeshherë, tek nismat e pakonkretizuara që mbeten në letër e që shtyhen vit pas viti hyn pikërisht aktiviteti fizik, lëvizja, vënia në formë, e cila shkon përtej estetikës trupore dhe lidhet ngushtë me funksionimin e shëndoshë të trupit dhe të mendjes.

Jeta sedentare e nxitur më së shumti nga varësia ndaj teknologjisë ka shumë të ngjarë që herët apo vonë të manifestojë probleme fizike ndaj nuk e ekzagjerojmë aspak kur e theksojmë për të satën herë rëndësinë jetësore që ka sporti për trupin, mendjen dhe emocionet.

Me këtë panoramë në mendje dhe duke qenë që festat e 7-8 marsit po trokasin, në morinë e dhuratave që iu bëjmë mësueseve, grave apo nënave tona, përtej të dhuruarit si rit dhe si diçka materiale, ideale do ishte që kjo dhuratë të përbënte një impuls që do zgjonte tek marrësi dëshirën për t’u transformuar fizikisht, për t’u ndjerë më i gjallë, më në formë, që kërkon sfidën dhe braktis monotoninë e përditshmërisë.

Më poshtë po ju bëjmë disa sugjerime dhuratash interesante si për femrat sportiste ashtu edhe për ato që sportin e kanë në listën e gjërave që i shtyjnë përjetësisht. Besojmë se këto të fundit do t’i bëjmë të ndryshojnë mendim:

ATLETE GALAXY ADIDAS

Të gjithave na pëlqen që në garderobën tonë të kemi një palë atlete të gjithanshme, që mund të vishen në çdo moment, me estetikë tërheqëse por edhe të kenë performancë të lartë në mënyrë që të vrapojmë apo të shëtisim për kilometra të tërë në ditët e gjata e plot shkëlqim të pranverës. Adidas ka menduar për të gjitha: në atleten për vrap Galaxy 6 shkrihen teknologjia inovative, amortizimi i pakrahasueshëm i shollës Cloudfoam, që i bën ideale për ecje apo për vrap dhe silueta me linja dinamike dhe dizajn minimalist e kombinueshme me gjithçka.

BUST PALESTRE DHE STREÇE JOGE ADIDAS

Për të gjitha adhurueset e jogës, ky kostum joge tejet stil nga adidas, që ndihet si një lëkurë e dytë është shoqëruesi ideal për këtë disiplinë ku synohet të arrihet harmonia e trupit, mendjes dhe lëvizjes. Është aq i butë e i lehtë sa do qëndroni plotësisht të fokusuara edhe gjatë pozave më kërkuese të jogës. Sigurisht, mund të blihen apo të vishen edhe veç e veç për t’i kombinuar sipas dëshirës.

ÇANTË SHPINE POWER ADIDAS

Këto çanta adidas janë shumë të lehta dhe ofrojnë suport shumë të mirë. Përveç palestrës, do ishin një aksesor tejet i përshtatshëm për një udhëtim në fundjavë falë dizajnit modern dhe xhepave të shumtë e me hapësirë që i mbajnë gjërat të sigurta, të mirëorganizuara dhe lehtësisht të aksesueshme.

KOSTUM SPORTIV

Falë komoditetit, prakticitetit dhe look-ut të freskët, veshjet sportive i kanë kapërcyer tashmë muret e palestrës dhe po pozicionohen me forcë në botën e modës duke krijuar outfite nga më interesantet të cilat nuk suprizojnë aspak por janë kthyer tashmë në tendencë. Të përshtatshme për çdo aktivitet të përditshmërisë, me to do ktheheni në referencë stili në mjediset urbane apo do relaksoheni plot stil në shtëpi.

GIFT CARD ME NJË VIT REGJISTRIM NË PALESTËR

Dhurata ideale për ato që duan një stërvitje të organizuar dhe që adhurojnë të provojnë disiplina të ndryshme sportive nga joga, tek pilates deri tek spinning.

Pa dyshim, të gjitha këto dhurata do merrnin kuptim të plotë të shoqëruara nga një tufë e madhe me lule, emblema e këtyre festave dhe e stinës.

Listë e re
Shtoni listën
Anullo