Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
LIGA E KAMPIONËVE 2022/2023: FINALJA DHE PAK HISTO

LIGA E KAMPIONËVE 2022/2023: FINALJA DHE PAK HISTORI MBI KOMPETICONIN MË PRESTIGJIOZ TË FUTBOLLIT EVROPIAN

Finalja e Ligës së Kampioneve të UEFA-s po troket. Sytë e gjithë futbolldashësve janë drejtuar plot emocion dhe pritshmëri më 10 qershor në Stamboll, në Stadiumin Olimpik Ataturk, ku do të luajnë Manchester City me Interin e Milanit.

Liga e Kampionëve të UEFAS (UEFA Champions League) është një garë e përvitshme futbollistike që organizohet nga UEFA, ku konkurrojnë klubet elitare të ligave evropiane. Është një nga turnetë më prestigjoze të botës së futbollit dhe kompeticioni më i famshëm i futbollit evropian, që luhet nga klubet fituese të kampionateve (dhe për disa shtete, edhe vendet e dyta ose më poshtë). Finalja e Ligës së Kampioneve është ngjarja sportive më e ndjekur në të gjithë botën me një audiencë prej 350-400 milionë spektatorësh duke tejkaluar NFL dhe NBA.

Prezantuar në 1992, kompeticioni zëvëndësoi Kupën Evropiane e cila luhej që nga viti 1955 e në të cilën merrnin pjesë vetëm klubet kampione të ligave të çdo shteti.

Veç ndryshimit të emrit, në formatin e ri u zgjerua numri i ekipeve pjesëmarrëse në rang shteti, ku veç ekipeve kampione, mund të merrnin pjesë edhe vendet e dyta. Ligat e shteteve më të forta lejoheshin të kishin deri në pesë pjesëmarrës, ndërsa shtetet e tjera vetëm nga një.

Stadiumi Olimpik Ataturk në Stamboll që do të mirëpresë Finalen emocionuese të Ligës së Kampionëve 2002/2023 është i zgjedhuri i kombëtares turke për të luajtur ndeshjet e saj dhe ka një kapacitet për të akomoduar më shumë 75,000 tifozë.

Pikërisht, në vitin 2005 në këtë stadium u zhvillua një nga finalet më të bukura dhe surprizuese të kësaj gare, që përballi Liverpoolin me Milanin.

Pasi Milani dominoi lojën qetësisht në pjesën e parë me tre gola në favor të tij, kjo epërsi, që thuajse mund të quhej fitore e garantuar, u përmbys në pjesën e dytë pas fjalimit “mrekullibërës” të trajnerit Rafa Benitez në pushim, i cili i frymëzoi aq shumë Merseysider-at sa arritën të barazonin me gola të shënuar nga Steven Gerrard, Vladimir Smicer dhe Xabi Alonso duke e tronditur në themele historinë e Ligës së Kampionëve. Barazimi çoi në penallti që e shpallën Liverpoolin e ringjallur në triumfues të kompeticionit, ndërsa portieri Jerzy Dudek u kthye në heroin e mbrëmjes më të famshme në Stamboll.  

Veç fitores së Liverpool-it në Stamboll, Liga e Kampionëve na ka dhuruar edhe disa fitore të tjera ikonike në finalet përgjatë viteve, njërën prej të cilave e ka protagonizuar Manchester United në stadiumin Camp Nou në Barcelonë në finalen e Ligës së Kampionëve më 26 maj të vitit 1999 kundër FC Bayern München.

Pasi shënoi një gol në minutën e pestë, Bayern München ishte fitimtar i padisktueshëm gjatë gjithë kohës së rregullt të ndeshjes duke zmbrapsur gjithë përpjekjet e Manchester për ta dërguar tropin në rrjetë. Por qenë minutat shtesë ato që vendosën fatin e ekipit fitues, kur pasi Manchester United shënoi një gol në minutën e 91, përfitoi nga hutimi i gjermanëve për të përmbysur përfundimisht rezultatin me një gol të dytë vetëm dy minuta para mbarimit të ndeshjes dhe për t’u ngritur si fitimtar i një finaleje e denjë për t’u shënuar në histori.

Së fundmi, nuk mund të lihet pa përmendur supergoli i shënuar nga Zinedin Zidane gjatë përballjes së Real Madridit kundër Bayern Leverkusen në finalen e 15 majit të vitit 2002 en el Hampden Park në Glasgou, Skoci.

Ai shënoi me një goditje të jashtëzakonshme vollej, që e çoi rezultatin e ndeshjes 2-1 në favor të Real Madridit duke i dhënë fitoren përfundimtare Merengue-ve. Edhe pas 15 vjetësh, goli i Zinedin Zidane ka mbetur ende në kujtesën e tifozëve dhe FIFA do ta shpallte më pas si golin më të bukurhistorinë e shumëvjeçare të kompeticionit.

Që prej fillimit të saj, Liga e Kampioneve të UEFAS është dominuar nga ekipi i Real Madrid i cili është klubi më i suksesshëm i kompeticionit me 14 trofe të fituar, përshirë pesë edicionet e para. Klubet spanjolle e kanë fituar më shumë herë kompeticionin (19 herë), të ndjekur nga Anglia (14 herë) dhe Italia (12 herë). Anglia, me pesë klube, është shteti që ka më shumë klube që e kanë fituar këtë kompeticion.

Listë e re
Shtoni listën
Anullo