Atletja 237 nga New Balance është inspiruar nga linjat e atleteve për vrap të viteve 70' por me teknologjinë, dizajnin dhe karakteristikat inovatore të dekadës aktuale. Ato ndërthurin dizajnin klasik me një siluetë, në pamje të thjeshtë, por jashtëzakonisht moderne dhe shumë të gjithanshme. Sholla e mesme EVA, sholla e jashtme me ndarje në formën e valëve dhe pjesa e sipërme aerodinamike krijojnë strukturën klasike, e cila pasurohet me elementët modernë që tërheqin vëmendjen si shkronja «N» tejet e dukshme, sholla e mesme që shtrihet në gjithë gjatësinë e atletes dhe kombinimi i kamoshit me rrjetën në pjesën e sipërme. Shkrirja e siluetës së 237 me elementët ekstravagantë bëjnë që të vini në pah një stil unik që shumë do duan ta bëjnë të vetin.
Porosia vjen tek ju brenda 24-48 orëve nga momenti që ju keni konfirmuar porosinë. Për çdo porosi mbi 5900ALL, transporti është falas.
Ne nuk ofrojmë kthim produkti por mund ta ndërroni produktin e blerë me një produkt tjetër brenda vlerës së shpenzuar ose me vlerë më të lartë, por duke shtuar diferencën e çmimit. Ndërrimi duhet të behet brenda 7 ditësh nga blerja e produktit.
Produkti duhet të jetë ne kutinë e vet origjinale, i pa përdorur, me etiketë dhe i pa dëmtuar!
Per të kryer ndërrime, ju lutem kontaktoni në numrat tanë të telefonit në Whatsapp:
+355 676056199
+355 676056198