Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
RFE ADIDAS
PISTE VRAPI T-19 RFE ADIDAS
Kodi EV5859
ALU {{ sku.code }}
Në gjendje
Nuk është gjëndje
{{ discountedPrice }}
{{ price }}
MBANI TRUPIN NË FORMË
{{option.title}}

Pista T-19 adidas funksionon falë një motori të fuqishëm dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 20 km/h në 15 nivele pjerrtësie. Në të mund të ecni me hap të lehtë ose të bëni sprint në pjerrtësi maksimale çka e bën nje pajisje ideale për vrap për përdorues të të gjitha niveleve.

Hapësira e bollshme dhe teknologjia e amortizimit NRG ju japin tërë lirinë dhe komoditetin e nevojshëm për të bërë kilometra të tërë e të përmirësoni kështu nivelin e përgjithshëm të fitnessit, si atë muskulor ashtu dhe atë kardiovaskular. Teknologjia NRG është konceptuar specifikisht për amortizimin e impaktit kur këmba merr kontakt me sipërfaqen me qëllim mosdëmtimin e artikulacioneve.

24 programe fitnessi të konfiguruara paraprakisht, plus 3 programe sipas objektivave (koha, distanca apo kaloritë), 3 programe të kontrolluara nga ritmi kardiak dhe 3 stërvitje të personalizuara ju ofrojnë eksperienca të ndryshme vrapi brenda në shtëpi konceptuar për t’ju sfiduar dhe motivuar. Ekrani LCD 8” do t’ju mbajë të përditësuar me të gjitha parametrat e stërvitjes si shpejtësia, koha, distanca e përshkuar, rrahjet e zemrës dhe niveli i pjerrtësisë.  

Mbi konsolën kryesore ka një mbajtës celulari apo tablete me një kënd shikueshmërie optimal për të parë filma ndërsa vraponi apo për të dëgjuar muzikë me zë të lartë nëse e lidhni atë me sistemin e bokseve që ndodhet gjithashtu në konsolë. Karikuesi USB në anë të konsolës ju garanton që celulari apo tableta juaj nuk do mbeten pa bateri ndërsa i përdorni.

Pajisjet e fitness-it kanë kosto transporti.

Për më shumë informacion rreth transportit jeni të lutur të kontaktoni në numrin tonë: +355 68 807 2000, çdo ditë të javës, orari 8:00 – 21:00.

 

Specifikime

  • Pistë e palosshme për stërvitje në shtëpi 
  • Fuqia e motorit: 3.5 hp
  • Shpejtësia: 0.5-20 km/h
  • Pjerrtësia: 1-15%
  • Teknologjia e amortizimit NRG zbut impaktin dhe amortizon impaktin me qellim mosdëmtimin e artikulacioneve
  • Kompjuteri I lehtë për t’u përdorur me ekran  LCD 8"  ka 24 programe të konfiguruara paraprakisht, plus 3 programe sipas objektivave, 3 programe të kontrolluara nga ritmi kardiak dhe 3 stërvitje të personalizuara
  • Ekrani i kompjuterit shfaq shpejtësinë, kohën, distancën, rrahjet e zemrës, pjerrtësinë
  • Ventilatori i rregullueshëm ju mban të freskët ndërsa vraponi duke imituar kushtet e vrapit në natyrë
  • Rrotat e transportit e bëjnë të lehtë ta lëvizni pistën nëpër shtëpi
  • Pesha maksimale e lejuar: 150 kg
  • Përmasat pas montimit: (L) 185 x (W) 87 x (H) 154 cm

Porosia vjen tek ju brenda 24-48 orëve nga momenti që ju keni konfirmuar porosinë. Për çdo porosi mbi 5900ALL, transporti është falas.  

Ne nuk ofrojmë kthim produkti por mund ta ndërroni produktin e blerë me një produkt tjetër brenda vlerës së shpenzuar ose me vlerë më të lartë, por duke shtuar diferencën e çmimit. Ndërrimi duhet të behet brenda 7 ditësh nga blerja e produktit.  

Produkti duhet të jetë ne kutinë e vet origjinale, i pa përdorur, me etiketë dhe i pa dëmtuar!  

Per të kryer ndërrime, ju lutem kontaktoni në numrat tanë të telefonit në Whatsapp:

+355 676056199

+355 676056198

Listë e re
Shtoni listën
Anullo