Dizenjuar dhe provuar me ish kampionen olimpike Lindsey Vonn, xhupi pa mëngë EVA për femra bie në sy per stilin e pazakontë e tejet femëror, per komoditetin e pakrahasueshëm dhe për nje ngrohtësi lukzose. Krijuar me gëzof artificial jashtezakonisht të butë, ky xhup ka një kapuç të madh dhe izolimin termik inovator PrimaLoft®. Pjese e koleksionit të ri dhe ekskluziv Legacy që po vendos standarte të reja për modën outdoors dhe në mal, ky xhup ka zinxhirin SAB® në qendër para ndërsa në pjesën e brendshme ka printe dekorative dhe etiketën e Lindseyt. Mund t'i ruani objektet thelbësore në xhepin e brendshëm në kraharor, që ka zinxhir YKK®. Ky xhup pa mëngë ka gjithashtu dhe xhepa anësorë të hapur.
Porosia vjen tek ju brenda 24-48 orëve nga momenti që ju keni konfirmuar porosinë. Për çdo porosi mbi 5900ALL, transporti është falas.
Ne nuk ofrojmë kthim produkti por mund ta ndërroni produktin e blerë me një produkt tjetër brenda vlerës së shpenzuar ose me vlerë më të lartë, por duke shtuar diferencën e çmimit. Ndërrimi duhet të behet brenda 7 ditësh nga blerja e produktit.
Produkti duhet të jetë ne kutinë e vet origjinale, i pa përdorur, me etiketë dhe i pa dëmtuar!
Per të kryer ndërrime, ju lutem kontaktoni në numrat tanë të telefonit në Whatsapp:
+355 676056199
+355 676056198