Shporta ime
Karta juaj është bosh.
Kodi i produktit: {{ item.code }}
{{item.total_price}} {{item.total_discounted_price}}
Totali {{ order.final_cost }}
Vrapimi në temperatura të larta: këshilla dhe çfar

Vrapimi në temperatura të larta: këshilla dhe çfarë duhet të mbani veshur.

Për vrapuesit e vërtetë, temperaturat e larta nuk janë një arsye që të ndërpresin rutinën e tyre.

Midis ditëve të gjata, shumë vrapues përjetojnë një valë motivimi ndërsa afrohet vera, por kur dalin në pjesën më të nxehtë të ditës situata fillon të vështirësohet. Pra, si mundet një vrapues të përfitojë nga sezoni më i nxehtë, pa u bllokuar nga temperaturat e larta?

Më poshtë gjeni disa këshilla dhe mjete që do t'ju ndihmojnë të vraponi, përfshirë mënyrën se si të përgatiteni dhe çfarë të vishni.

Çfarë duhet të dini rreth vrapimit në mot të nxehtë.

Mos prisni të dehidratoheni. Nëse po planifikoni një vrapim veror, fillojeni ditën tuaj me hidratim shtesë. Pini disa gota shtesë ujë kur të zgjoheni dhe kushtojini vëmendje marrjes së ujit gjatë gjithë ditës për të qëndruar të hidratuar. Disa vrapues përdorin pije sportive ose xhel energjie për të rritur elektrolitet e tyre, të cilat ndihmojnë trupin të përdorë dhe të mbajë lagështi në mënyrë më efikase. Sigurohuni që të merrni mjaftueshëm kalium dhe natrium nga dieta juaj.

Skeduloni vrapimet tuaja për pjesën më të ftohtë të ditës - provoni herët në mëngjes ose në mbrëmje kur dielli ka perënduar. Kontrolloni parashikimin e motit dhe përpiquni të shmangni vrapimin gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, e cila zakonisht është pasdite.

Gjeni vende të freskëta. Vera është sezoni më i mirë për të eksploruar parqe dhe shtigje lokale. Zonat me hije, të pyllëzuara dhe pistat me zhavorr priren të qëndrojnë më të freskëta se trotuaret e asfaltit pranë trafikut. Zbuloni vendet e afërta me pemë, bar dhe shtigje të paasfaltuara për të vrapuar në ditë të nxehta.

Bllokoni rrezet e dëmshme të diellit. Sigurohuni të mbuloheni me krem dielli rezistent ndaj djersës dhe një kapelë.

Veshjet për vrapimin në nxehtësi.

Veshjet e duhura për vrapim në mot të nxehtë kanë gjithçka që ju nevojitet për të qëndruar të freskët. Bluzat e lehta, pantallonat e shkurtra me panele rrjete për ajrosje dhe pëlhurat e holla që avullojnë djersën janë domosdoshmëri.

Si marka më e madhe në botë dedikuar sportit dhe performancës së lartë, adidas kujdeset të sjellë për të gjithë ju, veshjet, atletet dhe aksesorët më të mirë, si motivuesit kryesorë gjatë ditëve më të veshtira.

Ja çfarë sugjerojmë:

Materialet 100% poliestër që largojnë djersën nga trupi.

Veshje me teknologji specifike si: HEAT.RDY dhe AEROREADY që janë krijuar posaçërisht për vrapim në tempertura të larta.

Atlete prej rrjete, të lehta që ofrojnë ajrosje të vazhdueshme.

Me disa përgatitje dhe veshjet e duhura, vrapimi mund të kthehet në argëtim edhe në ditët më të nxehta. Filloni ngadalë dhe përfitoni nga mëngjeset dhe mbrëmjet kur moti është pak më i freskët. Shumë shpejt, vera mund të bëhet një nga sezonet tuaja të preferuara për të vrapuar.

Më poshtë gjeni sugjerimet tona për verën.

adidas | Impossible is Nothing

Listë e re
Shtoni listën
Anullo