Praktikimi i Kajak-ut ka gjithmonë e më tepër admirues dhe kjo nuk suprizon aspak sepse kombinon argëtimin duke rrëshqitur në detin e magjishëm me një sport shumë të shëndetshëm, i cili ka shumë benefite fizike dhe emocionale. Të vrap...
Ndihu mirë, tejkalo vetveten, rrit performancën dhe mos hiq dorë. Ndjeni amortizimin e mirë ndërsa vraponi me atletet Ultraboost 23 për vrap. Ky model i Ultraboost është më i lehtë se sa versioni i mëparshëm dhe kthimi i energjisë kinetike është më i mirë. Magjia qëndron në shollën e mesme e të lehtë BOOST, nje gjeneratë e re adidas BOOST që garanton kthim të mirë energjie. Pavarësisht shpejtësisë dhe distancës, energjia nuk humbet.
Kjo atlete basketbolli është konceptuar që të gjithë basketbollistët e rinj të dominojnë lojën. Nike Air Zoom Crossover që e ka marrë emrin nga një lëvizje shumë popullore, garanton kthim të shtuar të energjisë falë shollës së mesme Zoom Air ndërsa basketbollistët e së ardhmes kërcejnë drejt lartësive në fushë.
Mendja dhe trupi bëhen një për t'u fokusuar tek qëllimi. Vish atleten adidas X Speedportal për të zhbllokuar shpejtësinë në të gjitha dimensionet e saj. Kjo atlete e lehtë futbolli ka një dizajn me stampim të inspiruar nga Messi me pjesën e sipërme Speedskin e cila ka panelin elastik adidas PRIMEKNIT rreth kyçit të këmbës dhe përforcim prej karboni në pjesën e thembrës me stabilizues anësor për të garantuar një suport absolut edhe gjatë sprinteve me shpejtësi marramendëse. Dy takat shtesë në pjesën para të japin impuls për të shpejtuar në fusha me bar natyral të thatë.
adidas ultra 4DFWD kombinon performancën maksimale, orgjinalitetin dhe stilin unik.
Me këtë atlete do përjetoni një eksperiencë vrapi unike. Ajo kombinon pjesën e sipërme Primeknit të ikonikes Ultraboost që ofron suport në zona kyçe dhe teknologjinë inovative të shollës 4D me printim 3D. Kjo e fundit zvogëlon forcën e frenimit, ç’ka do të thotë që e kthen në impuls impaktin e këmbës në tokë duke e amortizuar atë për një tranzicion më të lehtë dhe rendiment të lartë.
Sholla e jashtme Continental™ garanton kapje të shkëlqyer në sipërfaqe të thata dhe të lagura.
Të jesh i shpejtë nuk mjafton! Me adidas 4DFWD bëhesh i pandalshëm!